Ish-banori i "Big Brother Vip 3", Liam Mandiaro ka bërë një zhurmë të madhe së fundmi pasi ka hedhur akuza shumë të forta për produksionin e edicionit ku ka marrë pjesë. I ftuar në një media kosovare, Liami ka treguar se fituesja e "BBV3", Egla Ceno ka qenë e favorizuar nga produksioni dhe ka pasur në përdorim një telefon në dhomën e rrëfimit që ajo të fliste me familjarët dhe të merrte vesh se çfarë ndodhte jashtë, duke qenë kështu e favorizuar nga banorët e tjerë.
Lidhur me këto deklarata të Liamit, Egla Ceno ka reaguar me një shkrim në Instastory, ku shprehet se këto janë gënjeshtra dhe shpifje nga inati që ai nuk arriti dot finalen.
Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare! ‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake



















