KreuCelebrity

Pak orë nga 'dasma e shekullit', Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez fotografohen në Venecia!

Miliarderi Jeff Bezos është parë së bashku me të fejuarën e tij, Lauren Sanchez, në Venecia të Italisë, aty ku pritet të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore.

Çifti u fotografua të mërkurën, më 25 qershor, gjatë një shëtitjeje romantike me varkë nëpër kanalet e qytetit. Ndërsa data e saktë e dasmës nuk është bërë ende publike, burime të afërta zbulojnë se përgatitjet janë në kulm dhe shumë figura të njohura kanë filluar të udhëtojnë drejt Venecias pas marrjes së ftesave.

 

Ndërkohë, jahti luksoz i Bezos, i quajtur Koru, është ankoruar në brigjet e Kroacisë. Meqenëse ai propozoi Lauren-in pikërisht në këtë jaht, ka spekulime se ndoshta edhe ceremonia martesore do të zhvillohet aty.