Askush nuk ka dyshim se teknologjia ka transformuar jetët tona 360 gradë. Të gjithë ndihen entuziastë, sepse këto risi kanë pasur një ndikim të rëndësishëm te çdo kush, madje edhe tek ata më skeptikët. Sot teknologjia ka ndryshuar modelet klasike në shumë sektorë, nga mjekësia tek argëtimi, mobiliteti dhe marketingu, tregu i shit-blerjeve dhe telekomunikacioni, e deri tek raportet ndër-personale. Të gjithë pak nga pak po e adoptojnë stilin e jetesës duke i besuar më shumë pajisjeve, sesa njerëzve. Jeta jonë po bëhet shumë më komode dhe e shpejtë, sepse teknologjia na lejon të kursejmë kohë, të cilën mund t'ia
kushtojmë aktiviteteve të tjera.
Inteligjenca artificiale konsiderohet avantazhi më madh i teknologjisë. Një makineri e cila mendon si njerëzit, duke ofruar një potencial të pafundme njohurish, sot është një realitet. Një studim i kryer së fundmi tregon se 72 për qind e të anketuarve besojnë se teknologjitë e reja kanë një ndikim të prekshëm në jetën e përditshme, ndërsa 30 për qind do të preferonin një robot për të kryer një operacion invaziv dhe jo një mjek të vërtetë.
Argëtimi, konsiderohet padyshim një ndër sektorët më fitimprurës. Risitë vijojnë të jenë kaq të prekshme. Nëse dikur duhet të mbaje radhë për të parë një film, sot për të ndjekur një premierë, mjafton një klikim dhe mund të jesh në resht të parë. Nuk ke pse të lodhesh për të gjetur albumin e ri të këngëtarit të preferuar apo të shkosh në koncerte. Në shtëpi, mund t’u bësh ‘pauzë’ dhe pastaj ‘play’ këngëve që ti dëshiron përmes platformave online, ti dëgjosh e ri-dëgjosh sa herë të duash. Formave tradicionale si radioja u janë shtuar modele të reja, si podkastet: ti mund të dëgjosh e ri-dëgjohen, të luash dhe të ndalosh sa herë të
duash.
Konsumi është një tjetër fushë ku risitë kanë prekur dukshëm jetën e njeriut. Duhanpirësit tradicionalë falë teknologjisë inovative të IQOS, kanë zgjedhur me dëshirë që të përdorin një formë alternativë përmes një pajisje e cila nuk e djeg duhanin, por vetëm e ngroh – pa shkaktuar erë dhe pa lënë hi, duke i bërë
konsumatorët e rritur të kalojnë në një forme të re.
Mobiliteti është një sektor i cili duket se ka avancuar dukshëm. Me anë të pajisjeve inteligjente mund të gjesh format më të mira për të arritur në një destinacion. Hartat digjitale ofrojnë jo vetëm mjete transporti alternativë, por edhe mënyrat që përmirësojnë eksperiencat tona. Për sa i përket transportit, teknologjia po çon drejt makinave elektrike, më efikase dhe ekonomike, duke shmangur ndotjen urbane.
Teknologjia e ka bërë komunikimin ndër-personal shumë më të shpejtë dhe më të lehtë. Nëse dikur ju duhej të prisnit ditë, nëse jo muaj, për të marrë një përgjigje, sot gjithçka është më e thjeshtë. Sektori i komunikimit reflekton qartë ofrimin e shërbimeve të menjëhershme, duke na dhënë informacion për gjithçka, nga financat deri tek parashikimi i motit, përcaktimin e takimeve me mjekun apo me mësuesit në shkollë. Nga ana tjetër, profesionet duket se janë prekur nga ky univers paralel. Falë teknologjisë sot kemi avantazhin që disa profesione të punojnë direkt nga shtëpia, duke na kursyer kohë dhe para. Por pyetja që ngrihet sot dhe që përpos risive, njerëzimi e sheh me dyshim për të ardhmen është: teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun? Qënia humane, a do të vijojë të jetë ende superiore? ‘Krijuesi’ i tyre, a do të arrijë të mirë menaxhojë gjithçka, pa ja lënë në dorë pajisjeve dhe robotëve? Le të shohim në
të ardhmen...!



Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!













Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!

