Gjërat që duhet të ndryshoj në jetën time!
Jeta moderne ka një ritëm frenetik. Shpesh, premtimet që i bëjmë vetes, familjes apo miqve, na dalin jashtë kontrollit, duke ndikuar dukshëm në jetën tonë. Një javë më parë, para pasqyrës i ke premtuar vetes: do shmang ëmbëlsirat dhe do të merrem me sport! Por, asgjë nuk ndodhi, përkundrazi, ke shtuar dy
kilogramë.
Nëse mendoni se ndryshimi do të fillojë pas pushimeve, harrojeni, ky është çasti i duhur. Hiqni sot dorë nga zakonet e vjetra, ndryshe do të vazhdoni të jepni premtime të cilat nuk i mbani dot. Një studim i i kryer nga Universiteti i Kalifornisë tregon se truri ynë udhëhiqet nga veprimet tona, kështu që veprimet tona të
përditshme duhet të jenë ndoshta vendi i parë për të filluar. Nëse mendimet tona janë pozitive edhe veprimet do të jenë në përputhje me rrethanat.
Ndrysho dietën
Shpesh themi dua të mbaj dietë, por dieta gjithmonë fillon të nesërmen. Jo, dieta nis pikërisht sot! Nëse mendoni se e ardhmja jonë formohet nga ngjarje të mëdha, në realitet janë gjërat e vogla që bëjmë çdo ditë dhe na bëjnë të arrijmë atë që duam. Zgjohuni në mëngjes me idenë se ushqimi nuk ju motivon. Nuk duhet të ndiqni asnjë dietë nga ato qindra që gjenden në internet, thjesht hani një drekë tipike verore me sallatë dhe peshk, për t’u ndier të ngopur. Respektimi i vakteve dhe konsumi i ushqimeve, ju mundëson furnizim të organizmit me ‘karburantin’ e nevojshëm që ju duhet për të djegur gjatë ditës. Premtojini vetes: jo ëmbëlsira dhe shumë fruta e perime.
Pse gjithmonë sport?
Nuk keni asnjëherë kohë për të shkuar në palestër, por ama gjithmonë do të gjeni 30 minuta për ecje. Do të shihni më ngadalë efektet, por do të ndiheni më mirë. Tre parimet e të bërit sport janë: vendosmëri, motivim dhe kënaqësi! Pra në fillim vendosni që do të ecni, motivohuni që do keni rezultate të mira dhe në fund do të ndjeni kënaqësi, qoftë edhe në pak gramë të djegur. Nëse nuk keni kohë për të ecur, mos shkoni në punë me makinë, zgjidhni biçikletën, ose shkoni në këmbë. Para se të hyni në shtëpi, shëtisni për pak minuta, jo duke menduar që po e bëni për të humbur kilogramët e tepërt, por sepse nuk duhet te jeni brenda katër mureve.
Koha për veten
Shumica mendojnë se një rrudhë në ballë është në hall më shumë. Jo, nëse besoni se ka gjithmonë një rrugë për të parandaluar. Në vend që të qëndroni në divanin tuaj, të paktën një herë në javë, zëvendësojeni atë me disa seanca SPA. Maskat për fytyrën dhe trupin janë idealet, edhe pse duan pak kohë, por mos u shqetëso. Nëse jeni një duhanpirës i rritur, ashtu me fytyrën me argjilë, mund të bëni një pauzë. Që kur jeni konvertuar në IQOS, keni luksin të konsumoni pa shqetësuar askënd, sepse është një pajisje që ngroh dhe nuk e djeg duhanin, nuk ka tym dhe as aromë cigareje për flokët apo lëkurën.
Bashkë me miqtë
Një mbrëmje jashtë rutinës së shtëpisë, mund të vlejë shumë nëse keni vendosur të hiqni dorë nga zakonet e vjetra. Planifikoni me miqtë tuaj të shkoni në një festë në natyrë. Festivalet e shumta janë një mundësi që duhet shfrytëzuar për t’u argëtuar. Një mundësi për të dalë nga komoditeti i shtëpisë, ku mund të përjetoni një adrenalinë të paparë është Egle Beats Festival. Në zonën Curious X mund të përjetoni një eksperiencë të jashtëzakonshme, mjafton të jeni pjesë e IQOS Club, ku mund të përfitoni bileta për vete dhe miqtë tuaj!
-
Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!
24 Qershor, 11:54


Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!













Zbuloni përfitimet e ujit të orizit për flokët!


Qershitë dhe zemra, një lidhje e shëndetshme!


