KreuStil Jetese

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, ja epiqendra dhe magnituda!

Një tërmet i magnitudës 4.2 të shkallës Rihter u shënua rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.

Tërmeti në Fushë Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Niklës, me magnitudë që nuk ka kaluar 2.4. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3.4 Rihter.