KreuCelebrity

100 influencerë shqiptarë nën hetim! Nuk deklaruan 33 mln euro fitime nga TikTok e Instagram!

100 influencerë shqiptarë nën hetim! Nuk deklaruan 33 mln euro

Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohen për mosdeklarimin e të ardhurave të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.
Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara kap shifrën e 33 milionë eurove.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njoftojnë Tatimet.

Në fund të marsit të këtij vitit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që kanë fituar para nga rrjetet sociale, t’i deklarojnë ato në Deklaratën Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), në mënyrë që të mos ngarkohen me gjoba e kamatëvonesa. Të gjitha të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet tatimi prej 15%.