Aktori Hugh Jackman, 56 vjeç, po shfaqet gjithmonë e më shumë në publik me partneren e tij të re të supozuar Sutton Foster (49 vjeçe), ndërsa ish-gruaja e tij, aktorja dhe producentja australiane Deborra-Lee Furness 69 vjeçare, po kalon një periudhë depresioni pas divorcit të tyre, të cilin ajo vetë e përshkroi si pasojë të tradhtisë.
Martesa 27-vjeçare, gjatë së cilës ata rritën dy fëmijë të adoptuar, Oscar (25 vjeç) dhe Ava (19 vjeçe), mori fund kur Deborra-Lee paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc muajin e kaluar. Sipas burimeve pranë çiftit, ndjenjat e tradhtisë dhe pikëllimit e kanë goditur fort, veçanërisht pasi partnerja e re e ish-burrit të saj dikur ishte në rrethin e të njohurve të saj.
“Njerëzit e telefonojnë, i sugjerojnë takime, duan ta ngushëllojnë, por ajo nuk ka interes për dashuri të re për momentin. Deborra-Lee besonte për vite me radhë se Hugh ishte dashuria e jetës së saj. Ajo nuk mund ta imagjinonte se, në këtë moshë, do të përballej me vetminë”, zbuloi një burim pranë aktores. Historia e tyre e dashurisë filloi në vitin 1995 në xhirimet e serialit australian “Correlli”, kur Jackman ishte vetëm një aktor i ri dhe Deborra-Lee ishte tashmë një emër i afirmuar. Pas vetëm katër muajsh lidhje, Hugh i propozoi asaj, dhe më vonë tha në intervista se e dinte që ata do të qëndronin bashkë përgjithmonë.
Megjithatë, përralla e tyre filloi të shkatërrohej gjatë pandemisë, kur Jackman filloi provat për muzikalin “The Music Man on Broadway” – ku punonte me Sutton Foster. Është interesante, kujton Telegrafi, që edhe Sutton ishte e martuar në atë kohë, por sot ajo dhe Jackman janë beqarë – dhe, me sa duket, bashkë.
Edhe më të rëndë e bën këtë histori fakti që Sutton Foster, përpara se lidhja e saj me Jackman të bëhej publike, dyshohet se u përpoq të ndërtonte një marrëdhënie miqësore me Deborra-Lee, duke iu afruar vetë e duke u kujdesur të merrte pjesë në mbledhje dhe darka të përbashkëta.



















