KreuCelebrity

Orlando Bloom fotografohet duke puthur Kim Kardashian, pas ndarjes nga Katy Perry!

Në Venecia ka nisur të mbërrijë turma e të ftuarve për dasmën shumë të komentuar të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Mes personaliteteve të njohura janë edhe Orlando Bloom dhe Kim Kardashian, të cilët janë parë duke shijuar një ribashkim miqësor në qytetin romantik italian.

Aktori i njohur ka ardhur në Venecia si një "beqar", pas ndarjes nga këngëtarja Katy Perry. Sipas “Daily Mail”, 48-vjeçari nuk ka nguruar t’i dhurojë disa puthje në ajër yllit të televizionit. Kujtojmë se Orlando dhe Kim kanë një histori të mëparshme, pasi vitin e kaluar aktori u fotografua duke vështruar të pasmet e Kim-it gjatë një eventi ku ndodhej edhe Katy Perry. Fotografia u bë menjëherë virale, por reagimi i Katy-t ishte i qetë dhe me humor, duke thënë se ajo e “miratonte” sjelljen e partnerit të saj.

 

Në imazhet e publikuara së fundmi nga “Daily Mail”, Bloom shihet i veshur me një jelek të zi që i nxjerr në pah krahët dhe pantallona të shkurtra. Ndërkohë, Kim Kardashian ka zgjedhur një fustan të gjatë të zi, të kombinuar me çizme prej lëkure me dizajn gjarpri dhe syze të mëdha dielli. Ajo është fotografuar duke hequr një bluzë me kapuç nga supet.