KreuCelebrity

Justin Bieber ndryshon emrin në Instagram, çfarë fshihet pas kësaj!

 

Ylli kanadez i pop-it, Justin Bieber, ka habitur ndjekësit e tij në Instagram duke ndryshuar papritur emrin e profilit në “Lilbieber”. Ky veprim i papritur ka shkaktuar valë reagimesh dhe diskutimesh në rrjetet sociale, duke nxitur kuriozitetin dhe spekulimet mbi kuptimin e këtij pseudonimi të ri.

Disa fansa besojnë se bëhet fjalë për një rikthim në imazhin e tij të hershëm, ndërsa të tjerë e lidhin këtë ndryshim me një projekt të ri muzikor, ndoshta në bashkëpunim me artistë të zhanreve “trap” apo “rap”.

Deri tani, Bieber nuk ka dhënë asnjë sqarim publik në lidhje me këtë ndryshim, gjë që vetëm sa e shton misterin mes ndjekësve të tij besnikë. Mbetet për t’u parë nëse “Lilbieber” është thjesht një fazë kalimtare, një strategji marketingu apo sinjali i një kapitulli të ri në karrierën e artistit.