KreuCelebrity

Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!

Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!

Buzë të ekzagjeruara dhe një qeshje si e Jokerit: Shenjat e kirurgjisë plastike janë të qartë në fytyrën e Lauren Sanchez, edhe pse ndërhyrjet padyshim kanë ndihmuar shumë që pamja e saj sot të maskojë mirë peshën e moshës  (55 vjeç). Përpara tyre megjithatë, partnerja e miliarderit Jeff Bezos ka qenë vërtet një femër e bukur ( dhe gjithmonë mjaft ambicjoze).

Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!
Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!
Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!
Sa e bukur paska qene Lauren Sanchez përpara operacioneve plastike!

E lindur në New Mexico në vitin 1969 dhe e rritur në Kaliforni, Sánchez studioi fillimisht në El Camino College dhe më pas në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Sipas faqes zyrtare të universitetit, në atë kohë ajo njihej si Ëendy Sánchez.

Karrierën televizive e nisi në KTVK-TV në Phoenix, për të vijuar më pas me paraqitje në emisionin “Extra”, si bashkë-prezantuese në “Good Day LA”, dhe si prezantuesja e parë e spektaklit të kërcimit “So You Think You Can Dance”.

Në moshën 40-vjeçare, Sánchez mori licencën si pilote helikopteri, një pasion i frymëzuar nga i ati, instruktor fluturimi. Në vitin 2016, ajo themeloi Black Ops Aviation, kompania e parë për prodhim videosh ajrore, e themeluar nga një grua. Sipas The Hollyëood Reporter, kompania ka ofruar konsulencë për filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan.

Ajo ka tre fëmijë: një djalë, Nikko, me ish-lojtarin e futbollit amerikan Tony Gonzalez; një djalë, Evan, si dhe një vajzë, Ella, me ish-bashkëshortin Patrick Ëhitesell, një drejtues në industrinë e argëtimit. Në një intervistë të vitit 2023 për The Ëall Street Journal, Sánchez tha se ruan një marrëdhënie të ngushtë me Gonzalez dhe gruan e tij, duke i përshkruar ata si “miqtë e mi më të mirë”.

Sánchez dhe Bezos, 61 vjeç, dolën publikisht si çift në vitin 2019, pasi Bezos njoftoi divorcin nga bashkëshortja e tij prej 25 vitesh, MacKenzie Scott. Çifti u fejua në maj të vitit 2023.