Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, certifikata e vdekjes konfirmon se Ronald Fenty ndërroi jetë si pasojë e dështimit akut të veshkave dhe nekrozës tubulare akute,një formë e rëndë e dëmtimit të veshkave që mund të rezultojë në humbjen e funksioneve jetike të trupit.
Burime të afërta bëjnë me dije se Rihanna ndodhej pranë të atit gjatë ditëve të fundit të jetës së tij në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, së bashku me vëllain e saj, Rorrey (Razad) Fenty, i cili u fotografua nga mediat gjatë vizitave në spital.
Marrëdhënia mes këngëtares dhe të atit ka qenë prej kohësh e ndërlikuar dhe shpeshherë e tensionuar, e karakterizuar nga periudha ftohjeje dhe përpjekje për pajtim. Në intervista të mëparshme, Rihanna ka folur hapur për sfidat e fëmijërisë së saj, për ndarjen e prindërve, si dhe për varësinë ndaj substancave që kishte shfaqur Ronald Fenty – faktorë që ndikuan në mënyrë të ndjeshme në marrëdhënien mes tyre.
Në vitin 2019, marrëdhënia e tyre u trondit edhe më tej, kur Rihanna ngriti padi ndaj të atit, duke e akuzuar se kishte përdorur emrin e saj për përfitime financiare përmes kompanisë Fenty Entertainment. Çështja u zgjidh jashtë gjykate në vitin 2021, dhe Fenty deklaroi publikisht se kishin arritur një pajtim me të bijën.
-
Justin Bieber ndryshon emrin në Instagram, çfarë fshihet pas kësaj!
27 Qershor, 12:58 -
Çfarë veshën të ftuarit VIP në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!
27 Qershor, 12:00



















