KreuCelebrity

Fustani i shtrenjtë që veshi Lauren Sanchez në nisjen e dasmës!

E gjithë vëmendja e mbrëmjes së parë të festimeve u përqendrua tek pamja mbresëlënëse e Lauren Sanchez, e cila mahniti të ftuarit dhe publikun me një fustan të artë të dizajnuar nga Daniel Roseberry për shtëpinë e modës Schiaparelli.

Fustani, pjesë e koleksionit Haute Couture Pranverë-Verë 2025 të titulluar “Icarus”, është një krijim artistik i frymëzuar nga miti i Ikarit dhe Daedalit. I realizuar në saten luksoz me nuanca shampanje, fustani ka supe të hapura dhe është i qëndisur me lule delikate në ngjyra ylberi,  blu, jeshile dhe ari, duke krijuar një pamje të pastërmitshme.


Por ajo që e bëri pamjen edhe më mahnitëse ishte korsja skulpturore e artë, e vendosur rreth belit, e cila kujtonte elementët mitologjikë të krahëve të Ikarit. Struktura e ngushtë e saj e bëri të nevojshme ndihmën e Jeff Bezos, i cili e shoqëroi Laurenin me dorë deri në varkën që i çoi drejt vendit të ngjarjes pranë kishës Madonna dell’Orto.

 

 

Pamja u plotësua me taka të arta, një bisht të lartë elegant dhe vathë të mëdhenj me diamant, duke e kthyer Lauren Sanchez në ikonën e padiskutueshme të stilit për këtë fillim fundjave luksoze.

Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, Lauren Sanchez pritet të ndryshojë deri në 27 veshje të ndryshme gjatë ditëve të festimeve, duke premtuar një paradë të modës luksoze dhe të kuruar deri në detaj.

Lista e të ftuarve për këtë event përfshin emra të mëdhenj të botës së artit, sportit dhe modës si Tom Brady, Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Kendall dhe Kylie Jenner, Orlando Bloom, dhe shumë të tjerë.

Me një buxhet që tejkalon 20 milionë dollarë, dasma e Bezos dhe Sanchez po konsiderohet si një nga eventet më madhështore të vitit – një përzierje mes pasurisë, mitologjisë, modës dhe pushtetit.