KreuBordo Men

Toyota C-HR, një veturë që magjeps të gjithë!

Toyota me modelin e saj më të fundit C-HR kërkon të ketë një efekt të dyfishtë në treg. Në fakt më C-HR inxhinierët japonezë i kanë dhënë liri të plotë stilit dhe në një farë mënyre kanë ndryshuar krejtësisht planet e kompanisë.

Ky suv japonez i segmentit C, i projektuar fillimisht vetëm për tregun evropian, shumë shpejtë do të jetë i disponueshëm në të katërt cepat e globit ku Toyota ka pika shitjeje. Por kjo, në fillim të projektit, pesë vite më parë as nuk imagjinohej.

Avantazhi i Toyota C-HR është që i dedikohet njëkohësisht grave, çifteve të reja, atyre që udhëtojnë shumë, atyre që duan të bien në sy dhe atyre që janë të apasionuar pas teknologjisë.

C-HR-ja të magjeps me linjat e saj jokonvencionale praj sportiveje të lartë. Mjafton t’i hedhësh një sy parakolpit super të përpunuar, anësoreve me muskuj të skulpturuar, apo pjesës së mbrapme të dalë dhe me dritat e vetures që bien në sy. Por nuk mjaftojnë vetëm linjat e jashtme. Kjo veturë është e mbushur plot me teknologji dhe është e rehatshme për ata që udhëtojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF