Ditën e sotme Shqipëria feston 104-vjetorin e Pavarësisë së saj. Politikanë anembanë trojeve shqiptare kanë uruar festën teksa urimet nuk kanë munguar as nga yjet e skenës muzikore, sportit dhe filmit. Ja disa prej urimeve:
Miriam Cani: Gezuar Shqiperia ime per plot 104 vite Pavaresi! Sot eshte dita me e bukur e vitit.
Alban Skënderaj: Mirëmëngjes Shqipëri! Sot Ameli u zgjua 1 vjeç ndërsa to plot 104! Ne urojmë me zemër që ajo të jetojë një jetë të lumtur e një ditë, si ty të festojë 104 vjetorin e saj, ndërsa ti të jetosh në përjetësi. Gëzuar të gjithë shqiptarëve!
Flori Mumajesi: Gezuar Shqiperi!
Noizy: Shqipni Te dua shum se ma dhe emrin SHQIPTAR! Urime 104 Vjetori i Pavaresisë Shqiperi.
Bleona: Gëzuar Pavarësinë Shqipëria ime!
Rita Ora ka festuar me shenjën e Shqiponjës!
Blerim Destani: Gëzuar 28 Nëntori Shqiptari!
Granit Xhaka: Shqipëtarë kudo që ndodheni, anembanë botës Gëzuar ditën e flamurit!
Lorik Cana ka zgjedhur një foto mjaft domethënëse ku shihet flamuri kuqezi me një foto të Skënderbeut në mes.


Lady Gaga koncert për komunitetin LGBT






Kush ishte Fidel Castro




Festa e çmendur e Rita Orës në Dubai



Një moshë, por sa ndryshe!

Edhe Flori Mumajesin e kap “virusi”!



