KreuCelebrity

Lajmi i bujshëm: Kim Kardashian do ndajë Kanye West dhe do t’i marrë fëmijët!

Prej kohësh ishte në ajër një lajm i tillë dhe duket se gjithçka është e vërtetë. Kim Kardashian po planifikon të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Siç raporton revista amerikane “Us Weekly”, Kim “përfundimisht kërkon divorcin nga Kanye”. Vendimi i saj vjen pas luhatjeve të humorit të burrit të saj i cili para pak ditësh u shtrua në një spital pas problemeve psikologjike. Kim planifikon të marrë kujdestarinë e plotë të fëmijëve pas ndarjes. Por burime pranë çiftit thonë se Kim do të presë edhe pak kohë sa Kanye të marrë veten, për të mos i dhënë një tjetër goditje gjendjes së tij të rënduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF