Shtjet e librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, një manifest i çrregullt i doktrinës naziste, i shfaqur për herë të parë në Gjermaninë e pasluftës para një viti ka arritur shitje rekord.
Ky edicion me kritika i “Mein Kampf”, që lideri nazist e shkruajti kur ishte i burgosur në Mynih në vitin 1920, ka arritur të shitet në më shumë se 85 000 kopje duke habitur edhe vetë botuesit e librit.
“Këto shitje na kanë kapur në befasi”, tha Andreas Wirsching i Institutit të Historisë Bashkëkohore (IFZ) dhe kryetar i grupit të botuesve.
“Asnjëri nuk e priste këtë”, vazhdoi Wirsching.
IfZ është duke planifikuar botimin e një edicioni të gjashtë që pritet të publikohet në fund të këtij muaji, ndërkohë që publikimi i parë i këtij libri përbëhej nga vetëm 4 000 kopje.
Në këtë libër, Hitleri shfaqi antismeitizmin e tij dhe i bëri thirrje gjermanëve që të krijojnë hapësirën e tyre jetuese, argumenta që i hapën rrugën agresionit ushtarak nazist ndaj Evrops Lindore.
Edicionin aktual, ku teksti origjinal i Hitlerit ishte shoqëruar nga komente të ekspertëve dhe arrin rreth 2000 faqe, u shfaq në tregun gjerman në 8 janar 2016, pasi e drejta e autorësisë që kishte shteti i Bavarisë mbaroi.
Libri ishte ndaluar në vend për rreth 76 vite.
Me shumë mundësi është edhe veçantia e kritikës përveç kuriozitetit për të lexuar një libër kaq shumë vite të ndaluar që ka tërhequr kaq shumë interes.
Hitleri e shkruajti këtë libër në dy volume në mes të viteve 1920 pasi ai ishte futur në burg për shkak të një grushti shteti që dështoi në Mynih në vitin 1923.