KreuCelebrity

Anxhela Peristeri e tepron me dekoltenë

Anxhela Peristeri ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit dje pasdite. Këngëtarja foli për jetën e saj artistike dhe për një pasion të fshehur të saj, kuzhinën. E veshur me nja palë pantallona të zeza, dhe një dekolte tepër të ekzagjeruar për bustin e saj, duhet pranuar se Peristeri nuk dukej aspak këndshëm. Me disa kilogramë të shtuara, Anxhela do të bënte mirë të mundohej të kamuflonte sado pak siluetën e saj të rrumbullakosur dhe jo ta nxirrte më shumë në pah. Një këshillë aspak dashakeqëse kjo, pasi ajo mbetet një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, me  një zë tepër potent.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF