Një ngjarje e ndodhur disa muaj më parë në Paris, ku disa persona me maska u futën në dhomën e hotelit të Kim Kardashian duke i grabitur bizhuteri që kapin vlerën prej 11 milion dollarësh, duket se është dita më e keqe për yllin e realityshow. Për herë të parë që prej asaj dite, 36 vjeçarja Kim Kardashian ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në dhomën e saj atë ditë. “Unë isha në dhomë e veshur me vetëm me rrobëdëshambër. Pesë persona me maska më morën dhe hodhën mbi krevat . Më lidhën dhe më mbyllën gojën me ngjitës. Më pas më çuan në banjë dhe më futën në vaskë. Më pyetën se ku e kasha unazën. I thashë, nuk e di. Njëri prej tyre më drejtoi armën dhe unë i tregova vendin e unazës.”, ishte kjo deklarata shokuese që Kim Kardashian dha për policinë. Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor të vitit të kaluar. Autorët pasi kishin marrë çdo bizhuteri perj floriri e diamanti, ishin larguar.







Enca jep lajmin e mirë!






Almeda Abazi ndan datën e dasmës


Eranda Libohova kur ishte maturante!


Si të bëni make up sipas Bella Hadid!


