Ndërkohë që për pak ditë pritet të dalë në kinematë botërore episodi i dytë i triologjisë së shumë-përfolur “Fifty Shades of Grey”, aktori kryesor, Jamie Dornan ka “shokuar” me deklaratën e tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “GQ Australia” ai ka thënë që në jetën reale nuk do të ishte asnjëherë shok me personazhin që ai luan, Kristian Grein. “Nuk e imagjinoj dot veten të ulur në një pub me një personazh si Kristiani. Të gjithë njerëzit që shoqërohem unë janë shumë moskokëçarës dhe plot humor. Nuk është tipi im, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e miqve në jetë”, ka thënë aktori gjatë intervistës.
Ai ka folur edhe më tej për karrierën e tij, e cila edhe pse vonë mori një tjetër kthesë, duke ndryshuar për mirë. Jamie Dornan u bë më i njohur për publikun pas rolit të tij në “Fifty Shades of Grey”.




Ja kush ia zbukuron realitetit Gaz Pajës



Ledri Vula bëhet nostalgjik për…


10 vite më parë shfaqej iPhone






Shumë shpejt një veturë me… ndjenja!



Mercedes-Benz prezanton AMG GT4

