Statusi i saj prekës, dhe njëherësh urim për nipin që ka ditëlindjen e parë është mjaft emocionues. Këngëtarja arbana Dini, nëpërmjet një statusi në formën e poezisë, ka uruar Doarin, nipin e saj të shtrenjtë dhe njëherësh me dhimbje i flet për dajën e tij, që u nda nga jeta disa kohë më parë.
Statusi i plotë:
1 vit më parë 20 Janar 2016!
Fluturuam drejt shtëpisë së lindjes
Me zemrën plot lumturi
Krahëmbushur me lule ngjyra-ngjyra
Për të t’falur ty dashuri!
Sot, 20 Janar 2017!
Ti çapitesh duke u lëkundur
Dhe hap sytë e kërkon zemër
Daja yt nuk ka humbur
U ngjit në qiell për tu bërë engjëll!
-Për nipin tonë të shtrenjtë Doar, në vitin e tij të parë të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura plot shëndet e lumturi!


Celebrity
Irina Shayk mbulohet me të zeza

Celebrity
Ndryshimi drastik i Melania Trump!










Celebrity
Lori Hoxha humb një njeri të shtrenjtë






