KreuStil Jetese

Më e mira e sfilatave njujorkeze vjeshtë-dimër 2017-2018

New York ka gjithnjë privilegjin për të hapur ballon e sfilatave dhe ky sezon vjeshtë-dimër 2017-2018 do të mbetet në kujtime.

Epoka e trazuar detyron kapitalin amerikan të modës të rishikojë prioritetet e tij. Në mes të një ndryshimi përballë “See Now Buy Now”, kalendari zyrtar i sfilatës Tommy Hilfiger u largua në Los Angeles.

Nga ana tjetër Ralph Lauren prezanton koleksionin e tij të verës, kur gjithë të tjerët prezantojnë koleksionet vjesht-dimër.

Një tjetër evolucion i madh është dhënia e një shikueshmërie më të gjerë modeleve me masë të madhe. Ndoshta një mënryë për t’iu përgjigjur polemikës që shpërtheu në ditët e para të Fashion Week dhe që kritikonte diktatin e elegancës.

Në galerinë e fotove do të gjani atë që nuk duhet humbur nga java e modës njujorkeze.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF