KreuBordo Men

Ngrihet sipari mbi superveturën e re të McLaren

Në Sallonin e Gjenvës McLaren ngre edhe më shumë sfidën e performancave me modelin e ri 720S, gati të tejkalojë limitet e vendosura nga superveturat e mëparshme.

Ngritja e siparit mbi gjeneratën e dytë të veturave McLaren Super Series, ose produktet që mishërojnë më mirë filozofinë e markës falë performancave ekstreme, luksit artizanal dhe kënaqësisë së pastër të pilotimit.

Pika e re e referimit për superveturat britanike tani quhet McLaren 720S, ku 720 janë kuajt fuqi në dispozicion të pilotit.

Kjo veturë arrin një shpejtësi prej 341 km/h. Arrin 0-100 km/h brenda 3 sekondave dhe i duhen vetëm 8 sekonda të arrijë 200 km/h.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF