7 prill 1947, fiks 70 vite më parë, vdiq në moshën 84 vjeçare në Detroit Henry Ford, themeluesi i shumëkombëshes që edhe sot mban mbiemrin e tij. Ai kishte lindur më 30 korrik 1863 në Dearborn, Miçigan, i pari nga shtatë vëllezër, nga një familje fermerësh me origjinë irlandeze.
I tërhequr nga mekanika që në fëmijëri, në moshën 15-vjeçare ndërtoi një motor me avull dhe në vitin 1896 realizoi në mënyrë artizanale një motor me katër rrota me benzinë duke përdorur rrotat e dy biçikletave. Ku mjet udhëtonte me 32 km/h. Dy vite më vonë themeloi Detroit Automobile Company, por shumë shpejt falimentoi. Falë emrit që kishte arritur të krijonte në sektor, në vitin 1903 themeloi Ford Motor Company.
Pas shumë ulje ngritjesh, Ford arriti të bëhet një markë me prestigj botëror. Pasi i la presidencën nipit të tij Henry Ford II, Henry Ford vdiq në shtëpinë e tij në Detroit më 7 prill 1947. Kapitali maksimal që arriti vlerësohet në rreth 200 miliardë dollarë, që e ka bërë një prej njerëzve më të pasur në historinë e njerëzimit.

Njeriu sërish në Hënë pas 45 vitesh


Linja perfekte e xhinseve

Xhiboksat pranveror që ju duhen sot!



Rolex dhe Patek, dyshja fituese!

8 ora për baballarët


Këpucë prej floriri 24 karatë!

Si t’i kombinoni vizat në pranverë

Si të visheni “all blue” në 9 mësime






Guess futet në botën e Android Wear

Si të keni një trup made in Brazil!
