KreuStil Jetese

Asos nxjerr në shitje fustanin e Julia Roberts në filmin Pretty Woman

Ndërkohë që Julia Roberts u zgjodh këtë vit si gruaja më e bukur në botë, roli i saj mitik i Vivian Ward në filmin Pretty Woman vazhdon të mbetet një burim frymëzimi. Gjiganti britanik Asos ka vendosur të tregtojë një fustan gati të njëjtë me një prej veshjeve të heroinës së filmit.

Veshur me çizme të shkëlqyeshme dhe një kapele marinari në çastin e takimit të saj me sipërmarrësin Edward Lewis (Richard Gere), ky fustan i shkurtër që kur është shfaqur në këtë film në vitin 1990, ka hyrë në memorjen kolektive të veshjeve kult të kinemasë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF