Një nga momentet më të vështira për njeriun është ndarja nga jeta e personave më të dashur. Një situatë të këtij lloji, këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë shqiptare, Irma Libohova, e ka kaluar pak javë më parë, kur pësoi humbjen e bashkëshortit, pas një martese të gjatë. Edhe pse u ngjit në skenë pak ditë pas kësaj ngjarje, ditën e djeshme, në emisionin “E Diell” të Adi Krastës, artistja u shpreh më tepër lidhur me mënyrën si po përballet me përditshmërinë, pa shokun e saj të jetës. Duke dhënë pak a shumë përgjigje të njejtë të disa intervistave paraprake, ndër të tjera ajo u shpreh: “…në skenë do jem gjithmonë. Dhimbjen, çdo njeri e ka për vete, e mban për vete. Besoj që duhet ta përballojë dhe ta përjetojë fort.” Ka qenë pyetja e dytë e Adit, ajo që ka bërë këngëtaren të shpërthejë në lot. E pyetur se si është ta jetosh jetën pas këtij momenti të vështirë, këngëtarja është përgjigjur: “Unë jam vetëm, por nuk jam e vetmuar. Jam e rrethuar nga miq, nga njerëz të afërm. I vetmi moment i vështirë është mbrëmja, sepse atëherë ndihet më shumë…” Duke sqaruar se forcën e gjen tek muzika, Irma Libohova vazhdon të deklarojë se jeta vazhdon dhe dhimbjen do ta mposhti për publikun dhe artin që ajo bën…




A i patë dashuritë e Irena Kitës?


Vipat qe u larguan nga vendi






Tuna publikon foton e parë të djalit!

Malibu, kënga e re e Miley Cyrus



Jorida Tabaku, katër pupa për dy bebe!



