KreuArt

Driant Zeneli, Drejtori artistik i “Mediterrenea 18”: “Zgjodha si temë të Bienales shtëpinë, pasi ajo po shthuret”

Bienalja “Mediterranea 18”, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri ka bërë bashkë 230 artistë nga shtete të ndryshme që këto ditë janë pjesë e këtij aktivitetit. Drejtori artistik Driant Zeneli pohon se është e rëndësishme, që përmes performancave dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të Bielanes është e rëndësishme që ka energji pozitive dhe për publikun po prezantohen vepra interesante. Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës “Mediterranea 18” është “shtëpia”, që bazohet në 4 elementë. Filma, koncerte, performanca, lexime, grupe muzikore e më gjerë janë gjatë ditëve të Bienales, e cila zgjat deri më datë 9 maj, por ekspozitat do të jenë deri më datë 28 të këtij muaji. Sipas drejtorit artistik Driant Zeneli, Bienalja e kthen Tiranën në një kryeqytet të artit.

Janë 230 artistë nga vende të ndryshme, që për disa ditë do të jenë në Tiranë dhe Durrës për Bienalen “Mediterranea 18”. Për ju si drejtor artistik i saj si po zhvillohet deri tani ky aktivitet, që nisi më datë 4 maj?

Bienalja po ecni shumë mirë. Motorri i saj është ndezur dhe po funksion mirë. Jemi të kënaqur deri tani. Ka vëmendje, ka artistë dhe publik që ndjekin aktivitetet. Ka shumë performanca të ndryshme, por ka dhe të huaj që kanë ardhur posaçërisht për Bienalen. Ka energji pozitive dhe normalisht në një event kaq të madh. E rëndësishme është që njerëzit po marrin energji pozitive dhe po shikojnë disa vepra shumë interesante nga artistët, që janë pjesëmarrës. Kanë qenë më shumë se 1 mijë aplikantë dhe janë përzgjedhur 230 prej tyre. Shqipëria prezantohet me shumicën më të madhe të artistëve që janë 32. Aktivitetet vijojnë deri më datë 9 maj, ndërsa deri më datë 28 të këtij muaji do të vijojnë ekspozitat.

Pse koncepti i shtëpisë për këtë Bienale?

Shtëpia është një kolonë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë në të gjithë kohërat dhe sot e kësaj dite ajo është në rrezik, është një urgjencë e madhe se si ajo po transformohet dhe po shthuret. Shtëpia si situata sociale, politike, personale, private dhe Bienalja thërret artistët që të reflektojnë, të rimendojnë se si kjo shtëpi mund të rikonsiderohet me anë të gabimeve që kemi bërë më para dhe tema e Bienales janë dhe 4 elementët që bashkëjetojnë që është historia, konflikt, ëndrra dhe dështimi. Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës. Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë. Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare dhe dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

Ju jeni këto kohë në Shqipëri por me aktivitetin tuaj vlerësimet janë në Europë me veprat tuaja…

Gjatë kësaj kohe unë kam ekspozuar në vende të ndryshme. Si në Paris, Spanjë, Itali ku së fundmi fitova një çmim të rëndësishëm ai “Morozo”, që është ndër firmat më të rëndësishme të dizajnit dhe çmimi konsiston me një ekspozitë në Londër dhe Nju Jork. Në këtë periudhë që unë jam angazhuar në rolin e drejtorit artistik të Bienales “Mediterranea 18” është lënë në një krah veprimtaria personale artistike e imja.

Bienalja “Mediterranea 18” po zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Sa i shërben promovimit të Shqipërisë?

Bienalja e kthen Tiranën në një kryeqytet të artit, por i shërben dhe promovimit të Shqipërisë, por dhe vetë artistët që vijnë. Shqipëria në vitet e fundit është një atraksion dhe një vend që shumë të huaj duan të vijnë këtu dhe vetë fakti që artistët janë përfaqësuar në vendin tonë është diçka më tërheqëse nëse ata kanë ekspozuar në Milano. Mund të duket si diçka absurde, por vetë vendet që kanë qenë të fshehura dhe jo të zbuluara shumë janë atraksione dhe nga ana internacionale tërheq më shumë. Shqipëria është nga vendet që nuk ka pasur fluks të madh në artin bashkohor në vitet ’90, sepse që me Bienalen e parë të Tiranës Shqipëria është vendosur në hartën e artit bashkohor në 2001. Mbaj mend që kam vizuar Binenalen e Tiranës atë kohë dhe ishte diçka që ndihej se kishte një gjë të re dhe që në atë kohë Shqipëria është kthyer në një fokus të rëndësishëm.

Pasi të mbarojë Bienalja që po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës si do të vijojë aktiviteti juaj me artin, ku do ju gjejmë si artist?

Pasi të mbarojë angazhimi im me Bienalen unë do të vijoj aktivitetet e mia që janë në vende të ndryshme të Europës.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF