Nicole Kidman do të jetë mbretëresha absolute e Festivalit të Kanës, me tituj që do ta shohin protagoniste.
Sofia Coppola, që në Kanë ka prezantuar tashmë edhe “Marie Antoinette” e “Bling Ring”, në filmin e ri “The Beguiled” na çon në Virxhinia gjatë luftës civile në vitin 1864: qetësia e një kolegji femëror tronditet nga mbërritja e një ushtari të pashëm të plagosur, që do të futet në zemrat e presidentes, mësueseve dhe studenteve. Nga ai moment mes grave do të lindë rivaliteti. Në film interpretojnë përveç Nicole Kidman edhe Kirsten Dunst, Elle Fanning, Colin Farrell etj.
Nicole Kidman do të jetë protagoniste në filmin “How to Talk to Girls At Parties”, të John Cameron Mitchell dhe në sezonin e dytë të serisë ” Top of the Lake”dhe në “The Killing of a Sacred Deer di Yorgos Lanthimos”, si dhe “The Beguiled”, i regjisores Sofia Coppola.



















