Po afrojnë Pashkët dhe të gjithë janë duke menduar se si do të zbukurjnë vezët këtë vit. Kryesisht në Shqipëri lyhen me ngjyrë dhe vendosen zbukurime në vezët normale, rrallë herë mund të shohim vezë prej çokollate. Por, kryesisht në Evropën Perëndimore, kjo është një traditë dominuese, ku vezët e çokollatës shndërrohen në vepra të mirëfillta arti. “Artistët” e pastiçerive garojnë kush do të paraqesë vezët e Pashkëve prej çokollate më të bukura, sigurisht edhe më të shijshme. Nëse edhe ju keni dëshirë të hyni në këtë traditë fantastike shijesh dhe formash gjeni në galerinë tonë të fotove disa prej vezëve prej çokollate më fantastike të paraqitura nga pastiçierët më të mirë në Evropë.



















