KreuArt

Piaget Altiplano ose finesa e pafundme

Lëvizje super e saktë dhe një formë e kulluar, marka e famshme e matjes së kohës, Piaget feston këtë vit 60 vjetorin 9P-së. Me 15 rekorde hollësie, Piaget e ka shndërruar nocionin e pafundësisht fin në firmën e tij.

Historia filloi në vitin 1957 me lançimin e zemërakut mekanik me kurdisje manuale më të hollë në botë, modeli 9P. Me trashësinë e saj prej 2 milimetrash, kjo mrekulli teknologjike thjesht revolucionoi përgjithmon industrinë e horave.

Që prej asaj kohë, imtësia bën pjesë në ADN-në e shtëpisë së themeluar në vitin 1874 në Côte-aux-Fées (Zvicër) dhe të blerë nga kompania Richemont në vitin 1988. Sfida, të reduktohet gjithnjë e më shumë trashësia e orës dhe e përbërësve të saj duke mos ndryshuar performancën dhe fortësinë e lëvizjes.

Për të festuar 60 vjetorin e këtij modeli ikonik, Piaget ka vendosur që këtë vit të shtyjë edhe më shumë limitet e pafundësisht i hollë duke shtuar një përshpejtues. Kjo duket si një orë e krijuar me shkop magjik, që falë lehtësisë së titanit të përdorur për këtë teknologji është shumë më e lehtë se sa çmimi i saj prej 210 000 euro…

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF