Filmi më i fundit i animuar i Dreamworks “Boss Baby” surprizoi këtë fundjavë duke dalë në krye të kalsifikimeve dhe duke lënë pas klasiken e Disney “Bukuroshja dhe Bisha”.
Në vendin e tretë , me një rezultat, sipas analistëve nën pritshmëritë, u rendit “Ghost in the Shell”, filmi me protagoniste aktoren Scarlett Johansson.
Filmi komedi “The Baby Boss”, me regji të Tom McGrath mblodhi rreth 49 milionë dollarë, “E bukura dhe bisha” 47,5 milionë dollarë, ndërsa për “Ghost in the Shell”, të ardhurat janë rreth 19 milionë dollarë.
“Fëmija shef”, është historia zbavitëse e një familje që mirëpret fëmijën e sapolindur, e gjitha e treguar nga këndvështrimi i vëllait të tij 7 vjeç me emrin Tim.
