Dior në 70 vite haute couture, është tema që ka zgjedhur National Gallery of Victoria në Melburn për të vënë në dritë shtëpinë pariziane dhe mjeshtërinë e saj të paimitueshme, një ekspozitë e një kalsi të lartë që duhet ngrënë me sy këtë pranverë.
“The House of Dior” është me siguri ekspozita e modës që duhet parë me patjetër këtë vit. Por, është në krahun tjetër të botës, në Melburn, që duhet të shkoni për të zbuluar një ekspozitë të jashtëzakonshme që i dedikohet shtëpisë Dior.
Për t’i kursyer kohë dhe para të apasionuarave dhe të apasionuarve të modës, mund të gjeni një pjesë të kësaj ekspozite në galerinë tonë të fotove.



















