KreuArt

Oscars 2017 – Moonlight i rrëmben çmimin nga dora La La Land

Ceremonia e 89-të e Oscars dukej se po shkonte me qetësi drejt kurorëzimit të La La Land. Por në fund është filmi i Barry Jenkins, Moonlight, që morri nderimet e Akademisë duke marrë statujën për filmin më të mirë. Katërmbëdhjetë herë e emëruar, komedia muzikore e Damien Chazelle do të mjaftohet me gjashtë trofe.

Cerremonia e djeshme do të mbetet në historrinë e kinemasë për shkak të një gabimi gjatë leximit të fituesit të çmimit filmi më i mirë nga prezantuesit Warren Beatty dhe Faye Dunaway që kishin ngatërruar zarfin e aktores më të mirë me atë të filmit më të mirë.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF