Në 85-vjetorin e lindjes, shkrimtari Dritëro Agolli solli edhe vëllimin e tij të fundit me poezi të shkruara ndër vite, por që nuk i kishte botuar e as publikuar më parë.
“Më prit edhe pak” i dedikohet bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë, Sadije Agollit, ku i shpreh dashurinë e tij, aq të madhe saqë ishte gati të vdiste atë.
Agolli i ka shkruar jetës, por shpesh herë edhe vdekjes, të cilës dukej se nuk i trembej, dhe sipas vargjeve të poezisë, do ta gjente gjithmonë mënyrën për tu takuar me të, edhe pas vdekjes!
Vargjet dedikuar Sadijes:
E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën,
Qoftë edhe me anën e një fluture,
Që do të dalë nga kockat e mia.



















