“Suus” e Rona Nishliut bëri krenarë shumë shqiptarë kur u rendit në vendin e pestë në Eurosong. Që nga ajo kohë, kjo këngë është kënduar nga shumë talente të reja.
Së fundi, një maqedonse ka realizuar cover-in e “Suus”, në versionin e saj. Tamara quhet e reja që marrë përsipër të këndohë një hit si “Suus”. E ka arritur apo jo relaizimin mbetet ta komentojnë mjeshtrat e këngës.
Por një publik i thjeshtë, arrin të kuptojë që Rona Nishliu është e paarritshme.



















