Galeria Kombëtare e Arteve, vetëm një ditë pas çeljes së ekspozitës me kryeveprat e artit italian, është vizituar që në orët e para të hapjes nga të rinj, studentë, dashamirës dhe njohës të artit. “Novecento” është koleksioni i parë me vepra origjinale në kryeqytet.
Mbi 100 vepra të artistëve më të rëndësishëm italianë të viteve 1900 momentalisht janë “strehuar” në GKA dhe do të qëndrojnë për publikun deri më 2 prill 2017. De Chirico, Donghi, Mario Mafai, Renato Guttuso janë disa prej mjeshtrave, por midis tyre edhe shumë emra të tjerë të njohur. Kjo është ekspozita e parë kaq e madhe në Tiranë, që përveç ekspozimit të veprave të rralla, synon edhe edukimin e publikur përmes artit dhe për artin.



















