KreuArt

Albumet që nuk duhen humbur në vitin 2017

Dymbëdhjetë muajt e fundit do të jenë të pasur me dalje diskografike. Viti 2017 do të karakterizohet nga prezenca fikse dhe rikthime të pritshme.

Mes albumeve që ngjallin më shumë interes janë mes të tjerave “të vjetrit ” U2, Brian Eno djhe Depeche Mode, nga mbretëreshat e popit Taylor Swift, Lorde e Christina Aguilera, dhe nga hip hop Puff Daddy dhe Drake.

Albumi i shtatë i kanadezes Nelly Furtado mbërrin në mars dhe titullohet “The Ride”. Depeche Mode kanë lajmëruar në një konferencë për shtyp muaj më parë një tur botëror të ri, që nis në maj 2017, në mbështetje të punës së tyre të fundit diskografike, “Spirit”, që do të dalë së shpejti. Gorillaz i Damon Albarn dhe Jamie Hewlett po përgatisin të nxjerrin albumin e ri, pas nxjerrjes së një siti të ri dhe një llogarie në Instagram.

Bono në një intervistë ka deklaruar se albumi i ri i U2, “Songs of Experience”, nuk ka përfunduar akoma, por do të dalë muajt e parë të vititi 2017.

Pritet edhe albumi i yllit të popit Lorde. Pas suksesit global të “Pure Heroine” , tani pritet që 18 vjeçarja është në gjendje të shfaqet në të njëjtijn nivel. “1989” bëri një bujë ndërkombëtare, duke e çuar Taylor Swift, mes yjeve të muzikës botërore. Në muajt e ardhshmën presim që të konkretizohet lajmërimi i diskut të ri.

Ndërsa në distancë prej 5 vitesh nga “Lotus”, rikthehet Christina Aguilera me albumin e ri. Drake që ka mbushur 30 vjeç disa muaj më parë ka lajmëruar se albumi më i ri i tij do të jetë “More life”. Puff Daddy i ka thënë lamtumirë muzikës dhe ka vendosur t’i vë pikë aktivitetit të tij duke e mbylur me publikimin e “No Way Out 2”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF