Autori i librave “Game of Thrones”, nga të cilët është frymëzuar edhe seriali më i ndjekur në historinë e televizionit, George R. R. Martin ishte i pranishëm në një ligjëratë në universitetin Northwest Medill School të gazetarisë.
Ndër temat kryesore që u diskutuan padyshim ishte edhe vetë seriali “Game Of Thrones”, ku Martin zbuloi diçka shumë interesante, transmeton gazetametro.net.
Ai tha: ”Të gjithë i duan përfundimet e lumtura, por mua më tërheqin më shumë përfundimet e ëmbla me një dozë të vogël të idhët”. Ai gjithashtu e krahasoi serialin me filmin ”Lord of the rings” në të cilin fundi nuk është edhe aq i mirë.
Ndërsa sa i përket përfundimit të librit të tij dhe përshtatjes së serialit me librat, Martin thotë se nuk mundet t’a bëjë veten të përfundojë më shpejtë librin dhe se seriali nuk është ndryshe nga librat e tij.



















