Trupi i David Beckham është si një kanavacë vizatimesh që tregojnë momentet më të bukur të jetës së tij. Të fundit, nga 46 që ka në total e ka bërë këtë verë: një kal në qafë për t’i bërë homazh gruas së tij Viktorias, një Amazonë eksperte. Në videon e fundit të Unicef, ku futbollisti i famshëm është ambassador, tatuazhet e tij marrin jetë dhe transformohen në moment të tmerrshme terrori të jetuara nga fëmijët në shkollë, në shtëpi, së bashku me shokët. Abuzime që lënë shenja të pashlyeshme jo vetëm në fizik, por edhe për sa i përket anës shpirtërore dhe psikike të fëmijës, që mund të kenë pasoja në të ardhmen.
Raporti i fundit i Unicef kundër dhunës së fëmijëve ka publikuar shifra alarmante: çdo vit thuajse një miliard minoren në të gjithë botën janë të dhunuar fizikisht nga ana e prindërve apo edukatorëve; dhe 120 milionë fëmijë në të gjithë botën- thuajse 1 në 10-, poshtë moshës 20-vjeç, janë viktima të dhunës seksuale. “David Beckham ka zgjedhur këto “shenja” në lëkurën e tij, por miliona fëmijë mbartin shenja që nuk i kanë zgjedhur vetë, janë dëshmi e mizorisë njerëzore.



















