KreuArt

Gjeorgjia fiton Eurovizionin e fëmijëve, Shqipëria e 13-ta

Mbrëmë është mbajtur finalja e Festivalit Evropian të Fëmijëve, Junior Eurovision Song Contest 2016 në kryeqytetin e Maltës, Valeta. Fituese e edicionit të 14-të u shpall këngëtarja nga Gjeorgjia, Mariam Mamadashvili, me këngën “Mzeo”.

Mariam është dhjetë vjeç dhe ka nisur të këndojë që në moshën katër vjeçare. Mesazhi i këngës së saj është që të duam njëri-tjetrin, natyrën, kafshët, botën. Eurovizioni ka qenë një ëndërr e saj, të cilën e konsideron si një ylber lumturie.

Ndërsa Shqipëria u prezantua për herë të tretë në këtë ngjarje të muzikës me këngën “Besoj” kënduar nga Klesta Qehaja, muzikuar nga Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laços.

Kënga përfaqësuese shqiptare u rendit e 13-ta me 38 pikë. Ndonëse kjo renditje, media ndërkombëtare dhe fansat kanë komentuar pozitivisht vokalin dhe interpretimin e dhjetë vjeçares nga Prishtina.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF