/Bordo/ Anila Dedaj
Sot do të mbushte 87-vjeç. Muza e Hitchcock, princesha me shikimin misterioz. Grace Kelly nuk e ka fshehur kurrë pasionin e saj për buzëkuqin e kuq koral. Një homazh për divën e bukurisë (nga pamja e jashtme) të akullt
Ishte një aktore me famë internacionale, ikonë e elegancës dhe gruaja që rrëmbeu zemrën e Princit Ranieri të Monakos. Është përralla e Grace Kelly-t.
Akullnajë e zjarrtë, do ta quante pikërisht kështu Alfred Hitchock që mbeti i magjepsur nga iridet e kaltëra që reflektonin një pasion të zjarrtë. Regjisori e përzgjodhi kur ajo ishte fare e re për tre filmat e tij: “Krimi perfekt”, “Dritarja mbi oborr” dhe “Në kërkim të hajdutit”. Filma që “shenjtëruan” divën e ekranit të madh, dhe muzën e mjeshtrit të madh të kinematografisë.
Nga modele u bë aktore deri sa fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë për filmin “Vajza nga fshati” të George Seaton në vitin 1955. Ajo, mbretëresha e të gjitha kohërave, filloi të sfilonte qysh në moshën 22-vjeçare dhe sapo mbrriti në Monako. Nuk kaloi shumë kohë edhe princi Ranieri III i Monakos ra në dashuri me Grace duke i dhënë jetë një nga historive më të bukura të të gjitha kohërave. Nga martesa lindën tre fëmijë Caroline, Alberto dhe Stephanie. Një jetë që çdokush do ta kishte ëndërruar deri në aksidentin rrugor të 13 shtatorit të vitit 1982. Ndryshe nga zakonisht që shoqërohej nga shoferi i saj, atë mëngjes ishte ajo vetë që timonin e makinës së saj Rover. Ishte nisur për të shkuar ditën e mëvonshme në Paris tek e bija Stephanie. Por makina doli nga rruga dhe e ktheu princeshën në një legjendë.
Një vështrim misterioz dhe magnetik ai i Grace, që theksohej edhe më shumë me pak makijazh të lehtë.
Në galerinë e mësipërme do të mund të shikoni fotot më të bukura të divës së përjetshme, si një homazh për një nga femrat më të bukura të kinematografisë dhe modës.



















