/Bordo/ Anila Dedaj
Elegante dhe me besim në vetvete, e nominuar në dy kategori për çmime si dhe prezantuese e një prej eventeve më të mëdha muzikore, Bebe Rexha shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në “MTV EMA 2016”.
Spektakli u zhvillua në Rotterdam të Holandës dhe zgjati për më shumë se dy orë.
Bukuroshja shqiptare përveç prezantimit performoi këngën “I Got You” si dhe “In the Name of Love”, një bashkëpunim i saj me DJ Martin Garrix.
Një “purpule rain” çmimesh në MTV EMA 2016 në nder të yllit amerikan Prince, i cili ndërroi jetë këtë vit. Çmimet u veshën në vjollcë pikërisht për ta kujtuar atij nëpërmjet hitit më të njohur të tij “Purpule Rain”.
Edhe këngëtarja shqiptare bëri për Prince Homazhin e saj duke e kujtuar me këto fjalë: “Prince ishte një gjeni. Ai theu barriera nëpërmjet muzikës dhe video-ve të tij. Do të na mungojë gjithmonë”.
Ndërkohë që të nominuar për çmimin “Best Push Artist” ishin edhe dy yjet e muzikës Bebe dhe Dua Lipa, duke bërë që Shqipëria me Kosovën “të shkonin” në një farë mënyre në MTV Ema 2016, edhe pse çmimi nuk shkoi për asnjërën prej tyre.
Për çmimin “Best New Artist”, Bebe “u mund” nga këngëtarja Zara Larsson, edhe pse mund të thuhet me bindje se këngëtarja dibrane Bebe Rexha ishte fituesja morale e këtij eventi.
Dy statuja shkuan për Justin Bieber. Ndërsa për “Best Female” në vend të Beyonce preferuan Lady Gagën. Për “bad boy” kanadez shkoi çmimi për këngën më të mirë (Sorry) dhe “Biggest Fans”, ndërsa djaloshi Shawn Mendes fitoi çmimin “Best Male” për këtë vit.
“Jam shumë i emocionuar. Faleminderit të gjithëve veçanërisht mamasë sime që sot ka datëlindjen”, deklaroi Mendes, i cili performoi me një piano nën tinguj këngës së tij “Mercy”. Dy çmime shkuan edhe për Martin Garrix dhe Twenty One Pilots, që mundën Adele-n , Beyonce-n, grupin Coldplay dhe Grenn Day për “Best Live Act”, si dhe grupin Radiohead për “Best Alternative”.
Ashtu siç ndodh shpesh shumë prej fituesve, ndoshta ata më të shumëpriturit prej fansave si Gaga, Bieber dhe Coldplay nuk ishin prezent. Në vendin e tyre, pati disa video-mesazhe të shkurtra ku shprehnin mirënjohjen e tyre për çmimin e fituar dhe asgjë më tepër.
Ja lista e çmimeve Mtv Europian Music Awards 2016:
BEST SONG
Adele – Hello
Justin Bieber – Sorry
Lukas Graham – 7 Years
Mike Posner – I Took A Pill In Ibiza (Seeb Remix)
Rihanna ft. Drake – Work
BEST VIDEO
Beyoncé – Formation
Coldplay – Up&Up
Kanye West – Famous
Tame Impala – The Less I Know the Better
The Weeknd ft. Daft Punk – Starboy
BEST FEMALE
Adele
Beyoncé
Lady Gaga
Rihanna
Sia
BEST MALE
Calvin Harris
Drake
Justin Bieber
Shawn Mendes
The Weeknd
BEST LIVE
Adele
Beyoncé
Coldplay
Green Day
Twenty One Pilots
BEST NEW
Bebe Rexha
DNCE
Lukas Graham
The Chainsmokers
Zara Larsson
BEST POP
Ariana Grande
Fifth Harmony
Justin Bieber
Rihanna
Selena Gomez
Shawn Mendes
BEST ROCK
Coldplay
Green Day
Metallica
Muse
Red Hot Chili Peppers
BEST ALTERNATIVE
Kings of Leon
Radiohead
Tame Impala
The 1975
Twenty One Pilots
BEST HIP HOP
Drake
Future
G-Eazy
Kanye West
Wiz Khalifa
BEST ELECTRONIC
Afrojack
Calvin Harris
David Guetta
Major Lazer
Martin Garrix
BEST PUSH
Alessia Cara
Anne-Marie
Bebe Rexha
Blossoms
Charlie Puth
DNCE
Dua Lipa
Elle King
Halsey
Jack Garratt
Jonas Blue
Lukas Graham
BIGGEST FANS
Ariana Grande
Beyoncé
Justin Bieber
Lady Gaga
Shawn Mendes



















