U deshën 4600 orë pune dhe 720 mijë të shkrepura, por në fund rezultati është ai që ka rëndësi. Dhe duke u nisur nga bukuria e këtij imazhi, lodhja e Alan McFayden ia ka vlejtur. Fotografi 47-vjeçar me origjinë skoceze ia ka dalë të kap momentin preciz kur një zog i quajtur martin peshkatari, dhe që fluturon shumë shpejt është duke u zhytur në ujë.
/Bordo/A.D



















