KreuArt

Malta prezantohet në Junior Eurovision me një kompozitor shqiptar

“Parachute” titullohet kënga që Christina Magrin do të këndojë në edicionin e këtij viti të “Junior Eurovision Song Contest”. Kënga prezantuese e Maltës në “Festivalin Evropian për Fëmijë” është muzikuar nga kompozitori shqiptar Florent Boshnjaku ndërsa teksti është shkruar nga Matt “Muxu” Mercieca.

Kjo është hera e dytë që kompozitori nga Kosova prek skenën e Eurovizionit, pas prezantimit të Rona Nishliut në vitin 2012 me këngën “Suus”, e cila u rendit e pesta. Por kjo është hera e parë për Boshnjakun në Eurovizionin e fëmijëve.

Në këtë edicion të 14-të, Shqipëria prezantohet për herë të tretë me përfaqësimin e këngëtares së talentuar Klesta Qehaja me këngën “Besoj” me muzikë të Adi Hilës dhe tekst të Pandi Laços.

“Junior Eurovision Song Contest” këtë vit do të mbahet më 20 nëntor  në kryeqytetin e Maltës, Valeta sepse fituesja e një viti më parë ishte Destiny Chukunyere me këngën “Not my soul”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF