KreuArt

Teatri i Kukullave plot në natën e parë te “Shembja e shtëpisë Asher”

Një aktor i mirë e ka të qartë se si mund ta kuptojë spektatorin, ndjesitë e tij dhe pas një vrojtimi të thellë të përpiqet të gjejë rrugën për t’i shtuar atij etjen për art.  Arti është me siguri forma më elegante e edukimit për brezat, dhe njëkohësisht ajo më efikasja.   E di mirë këtë Monika Lubonja , Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, prandaj edhe pse do shumë mund, përpiqet t’i jap hapësirë edhe prioritet, për këtë asaj i duhet të vëzhgojë procesin e lulëzimit të një skene duke e “shkundur” nga pluhuri i harresës dhe duke bërë me të një burim për artistët që t’i japin jetë veprës së tyre, dhe njëkohësisht të ushqejnë shpirtin e spektatorit…

Një reflektim i saj, që të bën të mendosh se iniciativa të tilla duhen mbështetur, se artistët nuk duhet t’i kyçin veprat e tyre, të cilat nëse ia servirin këndshëm publikut, ai do të zërë radhën e pritjes në biletari për të ardhur dhe për të gustuar një kafshatë arti dhe kulture… Një aktore, që e do dhe përpiqet ta kultivojë forcën e Teatrit, dhe që e harron lodhjen ndërsa shikon stolat plot dhe në përfundim dëgjon një spektator që e përshëndet duke thënë: “Do të vij ta shikoj përsëri!”. Një fjalë që përsëritet e përsëritet, dhe që bëhet forca e artistëve, shpërblimi më i mirë…

Reflektim i Drejtoreshës së Teatrit të Kukullave, Monika Lubonjës:

“Shembja e shtëpisë Asherr” u ngjit dje në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Tek rrija e strukur në kabinën e biletarisë, me frikën e radhës për spektatorin e sapolindur të kësaj skene të re, mendoja që ne jemi një spektator që e duam teatrin kudo ku ai zhvillohet. I duam artistët tanë kudo ku ata luajnë. Nja spektator qa duartroket kudo ku përcillet një shfaqje e bukur. Sepse arti nuk njeh vetëm salla të mëdha arti. Artistët e zhvillojnë artin e tyre në të gjitha skenat, të mëdha dhe të vogla. Mandej edhe në rrugë. Çfarë nuk mendoja në ato çaste të paduruara ankthi. Kur një zë spektatori më ndërpreu mendimet. “Dua dy bileta”, më pas një tjetër : “Dua tre bileta”, “dua dy , për sot, po dua dhe katër për të shtunën”, dhe kisha frikë akoma të ngrija kokën, se mos ndërprisja atë hov të të ardhurit të spektatorit. U ngrita dhe vrapova të gjeja një cep ku mos të më shikonte njeri ” bashkova duart dhe thashë: “Faleminderit o zot po vjen dhe një sallë e vogël e re për artistë, po një salle nga më të vjetrat më të bukurat, një sallë që janë ngjitur shumë artistë të mëdhenj që sot nuk janë më. U çlirova kur pashë që salla po mbushej. Nuk kam fjalë të përshkruaj emocionin dhe gëzimin që kisha mbrëmë. Shfaqja po niste…Laerti, Luli, Gjergji, ishin aktorë që besuan për të ardhur në këtë skenë kaq të bukur, në këtë skenë kaq të ngrohtë, në këtë skenë ku dhe spektatori bëhet partneri jot më i dashur. Faleminderit miq, faleminderit artistë qe iu bashkuat idesë time për të sjellë dhe për të hapur në zemër të Tiranes një nga skenat më të vjetra, po sot është skena teatrore më e re që po vjen këtë fundjavë për spektatorin e Tiranës. Prapë mu desh të strukesha, kësaj radhe si spektatore. U ula në fund, pastaj u shtyva, pak me vonë vajta në fillim, më kishte përpirë pjesa, magjia e teatrit, shume herë u përlota. Autori Edgar Allan Poe, një vepër e mrekullueshme. Me lojën e mrekullueshme të Leartit, me maturinë dhe gjendjen emocionale te Gjergjit, me mençurinë e përzgjedhjes së pjesës dhe elegancës se interpretimit të Lulit, unë isha e përfshirë e tëra në këtë teatër të bukur. Duartrokitjet herë pas here që u bënë pjesë e shfaqjes, më çliruan plotësisht që ky teatër dhe kjo skenë do funksionojë më së miri. Shfaqja mbaroi. Duartrokitjet vazhduan gjatë. Në të dalë shumë veta diskutonin, “E kemi parë dhe në TK, ishte diçka krejt ndryshe”, të tjerët shikonin ambientet dhe pyesnin. Disave u shpjegoja dhe për atë muze të vogël që është krijuar për ata artistë të vjetër të atij teatri. Shikoja habi, shikoja interes për këtë teatër që ka magji pafund. Një spektatore më tha :”Kam ardhur me mbesën. E njoh mirë këtë teatër, po sot në këtë moment mendova se isha në një teatër tjetër. Ju lumtë. Do vij përsëri”. Lumturia ime ishte e madhe kur dëgjoja “bravo bukur interesante”, jo se unë po sillja një risi si drejtuese e këtij teatri, por se po bëja një detyrë brenda qenies time si aktore, për tu thënë të gjithëve artistëve se kemi dhe një salle tjetër, ejani të punojmë, të mos rrimë nëpër klube e të shajmë njëri -tjetrin. Mos i paragjykoni sallat, salla ka! Të mëdha dhe të vogla. Spektatori na do dhe na vjen kudo ku ka vepra të bukura ! Jemi ne ata që duhet të bëjmë më shumë për ëndrrën tonë, pasionin tonë. Unë e dua teatrin dhe jam idealiste për të. Dhe besoj kudo ku e bëj atë. Të faleminderit spektator i mrekullueshëm që zgjove Teatrin Kombëtar të Kukullave. Ku dje ishte nata e premierave si tek TOB ashtu edhe në TK vazhdonte me shfaqjet, po kështu tek Teatri Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri Metropol .

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF