KreuArt

Shuhet shkrimtari dhe diplomati Teodor Laço

Shkrimtari dhe politikani Teodor Laço është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ai lindi dhe u rrit në Dardhë të Korçës. Në koorpusin e tij letrar përfshin më shumë se 50 tituj; romane, vëllime me tregime, drama, komedi e kujtime etj. Nga lexuesi shqiptar, por dhe ai i huaj ku është përkthyer,Teodor Laço (1936-2016) njihet si një nga kolosët e letrave shqipe, i cili ka filluar të botojë që në vitet ’60. Disa nga romanet e tij janë: “Përballimi”, “Gropas 67”, “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, “Lëndina e lotëve”, “Era e tokës”, “Shtëpia në rrugicë”, “Një natë shiu”, “Tokë e ashpër”, “Shi në plazh” etj. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet 1994 -’97. Gjithashtu ka përfaqësuar vendin tonë edhe si ambasador në Fedaratën Ruse. Është nderuar me  tri   Çmime  të  Republikës,  si  dhe  me  Çmimin “Migjeni”. Për 80-vjetorin e lindjes (datë 20 shtator 2016) Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë i propozuan Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që për kontributin që Laço ka dhënë t’i  akordojë Laços dekoratën “Nderi i Kombit”. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nesër ora 11.00-12.00 te Ministria e Kulturës.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF