KreuArt

Karikatura e piktorit shqiptar për Donald Trump

Pikturat dhe karikaturat e tij depërtojnë menjëherë tek publiku pa pasur nevojë për ndërmjetës. I vlerësuar jashtë vendit me disa çmime prestigjioze Agim Sulaj hapi së fundmi edhe ekspozitën “Rrënjët” në Tiranë, ku hapësirën më të madhe është shprehur se i’a ka dedikuar kujtimeve të fëmijërisë.  Por në këtë periudhë debatesh elektorale për SHBA-në, ai sjell një karikaturë të një nga personazheve më të përfolur të këtyre ditëve, Donald Trump. “Ka kohë që më thotë: ‘Më bëj, kur do të më bësh. Ulu më bëj, ulu më bëj’, kështu është shprehur Sulaj në një intervistë për Shekullin në lidhje me planin e tij që kësaj figure publike t’i dedikonte një karikaturë. Ka menduar ta sjell Trump-in në kuadër të revoltës së tij, pasi sipas tij, ai është një karikaturë e lindur, ka një tipar të gjallë për këtë. “Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo. E kam për të qeshur, por dhe për të menduar, sepse ai duhet të ketë diçka, që ka arritur deri atje. Rreth kësaj vorbulle po e bëj, sepse ai ka një lloj magjie” është shprehur më tej Sulaj rreth kësaj karikature.

Bio

Agim Sulaj lindi në Tiranë më 1960. Në moshën dyvjeçare transferohet në Vlorë, ndërsa në moshën 15­vjeçare përfundoi Shkollën e Mesme Artistike dhe më pas përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka hapur mbi 15 ekspozita nëpër qytetet e Italisë: në Brindisi, në Cuneo, në Venezia e Bolonja, në Lece e Milano, Romë etj.. Ndërsa jashtë Italisë ka çelur mbi 40 ekspozita si në: Turqi, në Bullgari, në Portugali, në Spanjë, në Luksemburg, në Belgjikë në Francë, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Vlerësimet dhe çmimet e para fillon t’i marrë në moshën 25­vjeçare, kur bashkëpunonte me revistën humoristike “Hosteni”, më pas jashtë shtetit si në: Portugali, Turqi, Spanjë apo Gjermani, Belgjikë dhe Francë. Disa nga ekspozitat e tij janë “Midis vëllezërve të Italisë”, “Artisti me valixhe”, “Vepra Hiperreale”, “Frymëmarrja që i duhet karikaturës shqiptare”, “Krijimet e mia janë Shqiptare” etj.. Çmimet ndërkombëtare që ka fituar në pikturë dhe karikaturë janë të shumta, ndër to mund të përmendim disa prej tyre i ka fituar në: Aydin Dogan, World press cartoon, Ranan Lurie award, Ecc Kruishoutem, Eurohumor, Karkatur Dernegi, Iran Cartoon etj..

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF