KreuArt

Aktorja Susan Sarandon 70 vjeç: Pesë filma për t’u dashuruar me të!

Susan Sarandon ka lindur në Nju Jork në 4 tetor të vitit 1946. Ajo është një nga aktoret më të dashura të Hollivudit. Ishte viti 1996, kur Sarandon, në nominimin e saj të pestë, do të fitonte Oskarin e parë, si aktorja më e mirë protagoniste te “I dënuar me vdekje” me regji të Tim Robbins, në atë epokë shoku i jetës së saj. Ajo kishte qenë e nominuar edhe më parë për “Antlatic city” (1980), “Thema & Louise” (1991), “Vaji i Lorencos” (1992) dhe “Klienti” (1994).

Kur flitet për ikona të Hollivudit, në epokën tonë, Sarandon vjen menjëherë pas Meryl Streep. Ishte ajo që regjisorët e mëdhenj thërrisnin, kur kërkonin “një grua me atribute ”, në gjendje për të dominuar ndaj kujtdo, burrë apo grua. Një aktore që në 50 vjet karrierë shpesh ka zgjuar me sensualitetin e saj një ndershmëri të madhe.

Këtë pjesë seksi duam që të festojmë me rastin e 70-vjetorit të saj, me pesë skena të cilat na kanë bërë që të dashurohemi me të. Duke u nisur nga pamja e saj e brendshme tek “The Rocky Horror Picture Show”, por po ju tregojmë edhe një koncert erotik, që ndiqet nga djali i Jack Nicholson në “Shtrigat e di Eastwick”, mëngjesi seksi me Kevin Costner te “Bull Durham – Një lojë me tre duar”, goditje në skenë që thyejnë zemrën e Jude Law në “Alfie” dhe momenti më romantik kur Richard Gere te “She we dance” i shkon pas.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF