KreuArt

Pritja do t’ia vlejë, një baladë rroku me Aleksandër Gjokën…

Ai është padiskutim një nga këngëtarët më të mirë që vendi ynë ka. Muzika e tij pëlqehet nga të gjitha brezat dhe këngët e tij nuk kufizohen në kohë, përkundrazi me to ndodh si me verën e mirë. Janë të shumtë admiruesit e Alexandër Gjokës që e duan fort një këngë prej  tij, edhe më në fund ata mund të gëzohen…

Nuk do të jetë vetëm Sandër Gjoka në projektin e ardhshëm muzikor, zëra të mirë do t’i bashkohen edhe që premtojnë shumë. Ka paralajmëruar surprizën e këndshme prej disa  prej disa muajsh Stefi Prifti me një foto të publikuar në rrjetet sociale. Në foto shfaqet Sandri me vëllezërit Prifti në studion e Gent Myftarait.

“Në studion e Gent Myftarait duke u tezarur. Na uroni punë të mbarë”- ka shkruar Stefi në hashtagun e fotos publikuar në shkurt të këtij viti.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” Endri Prifti është shprehur se publikut tanimë nuk i duhet të pres shumë gjatë. Videoklipi dhe kënga e re e kompozuar nga vetë Sandër Gjoka do të publikohet para festivaleve. Tekstin e ka bërë Pandi Laço,dhe kjo do të jetë sipas Endrit “një baladë rroku shumë, shumë e bukur”…

                                                                                                         /Bordo/ Anila Dedaj

                                                                                                         

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF