Gra më shumë nudo se të veshura, shkelje syri dhe provokime të ngjashme kundrejt objektivit me qëllim për të krijuar skandal nëpërmjet lakuriqësisë femërore: nga e gjitha kjo mund të mbetet vetëm një kujtim për sa i përket revistës “Playboy”, revistës së famshme amerikane që u bë e tillë falë kopertinave të saj provokuese. Nga tetori i ardhshëm “Playboy” kthen faqe, në mënyrën më të habitshme të mundshme. Në kopertinë, ndryshe nga asnjëherë do të jetë një modele krejtësisht e veshur me një shami islamike në kokë.
Kjo përbën një revolucion të vërtetë, revista erotike që u themelua nga Hugh Hefner ka përfshirë në këtë iniciativë edhe Noor Tagouri-n, një gazetar dhe prezantues që i përket besimit islam, dhe që admiron botën e modës për sa kohë që nuk ka modele të zhveshura. Noor është një ikonë për komunitetin mysliman dhe ka bërë një betejë të gjatë pro-hijab në vendin e tij, duke pasur një sukses të madh. Është ndoshta edhe merita e tij, nëse Playboy ka vendosur të devijojë nga rruga e zakonshme.
Në kopertinë do të shfaqet Tagori, e cila nuk është thjesht një grua me shami, por edhe gazetarja e parë me hijab që prezanton një program informacioni në një tv publikë “made in USA. “Mendoj se të qenurit myslimane dhe fakti që mbaja shami më ka ndihmuar në karrierën time”, shpjegon Noor pikërisht në brendësi të revistës “Playboy”.



















