14 gra, fotoreportere të dërguara në zonat e luftës midis Afrikës dhe Lindjes së Mesme, nga gazetat më të mëdha ndërkombëtare. Vijnë nga Itaia, Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Kroacia, Franca, Spanja, Britania e Madhe, dhe nëpërmjet objektivit rrëfejnë humanizmin pas fakteve, me një ndjeshmëri krejtësisht femërore. Në një ekspozitë në Torino janë paraqitur 70 foto, 5 për secilën pranë gjykatës mesjetare të Pallatit Madama: Linda Dorigo, Virginie Nguyen Hoang, Jodi Hilton, Andreja Restek, Annabell Van den Berghe, Laurence Geai, Capucine Granier-Deferre, Diana Zeyneb Alhindawi, Matilde Gattoni, Shelly Kittleson, Maysun, Alison Baskerville, Monique Jaques, Camille Lepage.
Teknikat që ato përdorin janë të ndryshme: digjitale apo në film, me ngjyra apo bardhë e zi, por fotografitë kanë një emërues të përbashkët: të arrijnë të fiksojnë emocionin pas një veprimi apo situate, dhe të denoncojnë dhunën që më të shumtën e herëve prek më të dobëtit, gratë dhe fëmijët në radhë të parë. Në këtë galeri paraqiten disa foto që janë përzgjedhur…



















